Kosnett mbështet vendimin e KShC’së: Ishte i vështirë, por i saktë

Kosnett mbështet vendimin e KShC’së: Ishte i vështirë, por i saktë

Edhe Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, e ka komentuar vendimin e Këshillit të Shtetëror të Cilësisë për të mosakredituar disa universitete në Kosovë.

Kosnett ka thënë ky vendim ishte i vështirë, por i saktë.

 

“Vendimi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës për të tërhequr akreditimin nga disa institucione të arsimit të lartë ishte e vështirë, por e saktë. Është roli i tyre për të marrë vendime objektive dhe të bazuara në standarde për t’u siguruar studentëve të Kosovës të marrin arsim cilësor që meritojnë”, ka shkruar Kosnett.

Ndryshe, edhe ambasadori britanik në largim, Ruari O’Connell, e ka quajtur këtë vendim të vështirë, por që sipas tij fajin për cilësi e kanë universitetet dhe jo Këshilli.

Sipas tij, të rinjtë e Kosovës meritojnë edukim të mirë dhe që njihet ndëkombëtarisht.

Shpërndaje në: