Kosnett: SHBA nuk e ka sjellur ushtrinë e vet që të vdesin për ‘Shqipërinë e Madhe’ apo ‘Serbinë e Madhe’
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë dërguar trupat e tyre në Ballkan që të vdesin për Shqipërinë e Madhe apo Serbinë e Madhe.
Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett teksa e ka komentuar deklaratën e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj për bashkim me Shqipërinë por edhe deklaratat e mëhershme të liderit të VV-së, Albin Kurti dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.
Kosnett ka thënë se kjo nuk është zgjidhje e problemit.
“Pra, flas në emrin tim, nuk mendoj se kjo është zgjidhje për problemin e Kosovës dhe vendeve në rajon”, shoti ai