Kosova, 99 prona në Serbi
Sipas një dokumenti të publikuar të enjten nga Agjencia Kosovare e Privatizimit figuron se vetëm në territorin e Serbisë gjenden 99 prona të ndërmarrjeve shoqërore, në Mal të Zi 35, në Bosnjë e Hercegovinë 15, në Maqedoni 7, në Kroaci 5 dhe në Slloveni 1 pronë.
Disa nga ndërmarrjet kosovare që kanë asete jashtë janë: “Jugoterm”, “Anamorava”, “Emin Duraku”, “Jatex”, “Beer Factory”, “MF Kosova”, “Marketing Export”, etj . Po ashtu, AKP-ja ka publikuar edhe listën me asetet të “Trepçës” jashtë Kosovës, numri i të cilëve arrin në shtatëmbëdhjetë. Zyrtarë të AKP-së nuk kanë dhënë asnjë sqarim se çka ka ndodhur deri më tani me këto prona dhe se si do të veprohet me të njëjtat pas publikimit të listës, shkruan “Zeri”.



