Kosova aplikon në Këshill Evropian, Gërvalla: Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë

Kosova aplikon në Këshill Evropian, Gërvalla: Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë

Përmes një video mesazhi pas takimit me zv.sekretarin e Këshillit të Evropës, Donika Gërvalla ka njoftuar se Kosova tashmë ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Sapo dolëm nga takim me zv.sekretarin e Këshillit të Evropës në emër të Kosovës dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Parlamentare dhe në fund edhe të Këshillit ministror”, tha ajo.

Tutje, kryediplomatja u shpreh se Kosovë është vendi më demokratik dhe proevropian në rajon dhe se e meriton anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës.

“Kosova është vendi më demokratik në rajon, më proevropian në rajon dhe Kosova është vendi më optimist në rajon. Prandaj, Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës dhe kjo procedurë do të përfundojë me anëtarësimin e plotë dhe me këtë me forcim të të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe qasje në instanca evropiane”, shtoi ajo.

Më poshtë e gjeni adresimin e plotë të saj:

 

 

Shpërndaje në: