Kosova dhe Serbia pajtohen për takim në Bruksel këtë javë, merr pjesë edhe përfaqësuesi amerikan

Kosova dhe Serbia pajtohen për takim në Bruksel këtë javë, merr pjesë edhe përfaqësuesi amerikan

Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë, ka konfirmuar për Express se gjatë kesaj jave do të ketë takim në Bruksel në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, takim në të cilin do të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë.

Për këtë takim kanë raportuar edhe mediat në Serbi, ku ishte thënë se në Brukseli po përgatitet këtë javë për bisedime për situatën në Kosovë, ajo që pret është vetëm konfirmimi për ardhjen e palëve sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug që pretendon se të dy liderët, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, do të takohen në Bruksel këtë të premte.

Gjithashtu është thënë se për këtë takim të mundshëm të dy liderëve ballkanas, në të njëjtën kohë është konfirmuar edhe arritja në Bruksel e të dërguarit të posaçëm të SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, me vetëm një temë në agjendë, situatën në veri të Kosovës.

Shpërndaje në: