Kosova dhe Shqipëria ‘bashkim kombëtar’ për pensione

Kosova dhe Shqipëria ‘bashkim kombëtar’ për pensione

 

Marrëveshja pritet të shqyrtohet në Kuvend, ku më pas do të marrë edhe votën në seancë plenare.  Miratimi i marrëveshjes vjen pas takimeve intensive mes përfaqësuesve nga Shqipëria dhe Kosova.

Në gusht të vitit të kaluar janë zhvilluar diskutime mes përfaqësuesve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies të Republikës së Kosovës, dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, shkruan infokusi.

Po ashtu, edhe në nëntor të vitit të kaluar, ministri i Mirëqenies Sociale të Kosovës u takua me homologun shqiptar për këtë çështje, ku u njoftua se për njohjen e kontributeve për efekt pensionesh, marrëveshja ishte në fazën përfundimtare.

Harmonizimi i sistemit të kontributeve shoqërore mes dy vendeve bën të mundurve që shqiptarëve të Kosovës t’u njihen vitet e punës e kontributet në Shqipëri dhe anasjelltas; shqiptarëve të Shqipërisë t’u njihen kontributet e vitet e punës në Kosovë.

Aktualisht vlerësohet se janë me qindra shtetas të Shqipërisë të punësuar në Kosovë dhe anasjelltas. Para njohjes së ndërsjellët të kontributeve për efekt pensioni, mes dy vendeve është nënshkruar marrëveshja për liberalizimin e plotë të tregut të punës.

 

Shpërndaje në: