Kosova dhe Shqipëria në mesin e vendeve ku alkooli konsumohet më së paku

Kosova dhe Shqipëria në mesin e vendeve ku alkooli konsumohet më së paku

Sipas statistikave zyrtare të Eurostatit, shqiptarët janë populli që pinë më së paku në së paku në Evropë. Sipas Eurostatit Shqipëria renditet e parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Konsumi i pijeve alkoolike sipas fuqisë blerëse në Shqipëri ishte sa 19% i mesatares evropiane, ndërkohë Kosova qëndron vetëm më pak sipër Shqipërisë me 22%.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor më pijedashësit janë malazezët dhe serbët, ndërsa pas tyre radhitet Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, në nivele të ngjashëm me Shqipërinë është Bosnje e Hercegovina.

Ndërsa konsumi është i ulët, çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 122% e mesatares evropiane, sipas tabelave të Eurostat, duke qenë një faktor që mund të ndikojë në stepjen e konsumatorëve për të blerë këtë produkt. Pijet alkoolike janë më të lirat në Evropë në Maqedoninë e Veriut, me 81% të mesatares evropiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219% të mesatares evropiane.

Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri në 2021-n ishte 86 euro, përkundrejt 286 euro që është mesatarja e Bashkimit Evropian, sipas tabelave të Eurostat.

Ndërkohë nga tabelat, shihet qartë se tek shtetet më pijedashëse hynë zviceranët, më pas austriakët, vendet baltike dhe Gjermania, ku temperaturat janë edhe më të ulëta se në Shqipëri apo vendet e Mesdheut. Ngjashëm edhe në Greqi, konsumi i alkoolit është sa 28% i mesatares evropiane, ndërsa në Itali 69%, pra poshtë mesatares. / TCH

Shpërndaje në: