Kosova dhe Shqipëria përshpejtojnë procedurat e transitit në kufi
Ky sistem ju mundëson bizneseve që të hapin një transit në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës dhe të mbyllin transitin në vendin tjetër (Kosovë apo Shqipëri) duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitare.
Para krijimit të korridorit të përbashkët procedurat e transitit merrnin shumë kohë për t’u përfunduar kurse aktualisht koha për përfundimin e procedurave kufitare është reduktuar shumë dhe merr më pak se 10 minuta. Kjo paraqet një përshpejtim të theksuar të procedurës së kalimit të kufirit dhe uljes së kostos për bizneset e përfshira në këto transaksione, përfshirë dhe kompanitë transportuese.
Investimet e përbashkëta në programe kanë bërë që më datë 19.12.2016, procedura e transitit të përbashkët të automatizohet në tërësi dhe ka filluar ndërlidhja automatike e sistemeve elektronike ndërmjet dy vendeve.
Përveç fushës së transitit, bashkëpunimi me Doganën e Shqipërisë edhe në fushat tjera është i rregullt dhe në vazhdimësi këmbehen informacione dhe trajtohen çështje me interes për të dyja administratat./ Periskopi



