Kosova e dobët për Çekinë, mposhtet minimalisht në ‘Fadil Vokrrin’ legjendar

Kosova e dobët për Çekinë, mposhtet minimalisht në ‘Fadil Vokrrin’ legjendar

Kombëtarja U21 e Kosovës është mposhtur minimalisht, 1-0, nga Kombëtarja e Çekisë U21.

Gabriel shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 38-të, pas asistimit nga Kohut, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se kjo përballje u luajt në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.

‘Dardanët’ janë pjesë e Grupit G, ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Shqipëria, Sllovenia dhe Andorra.

Pas kësaj disfate, kosovarët renditen në pozitën e katërt me tri pikë nga po aq ndeshje. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: