“Kosova e Metohija është zemra e Serbisë”: Serbët hynë në Zhabar dhe shkruajnë grafite nacionaliste, shqetësohen banorët

Periskopi.com Lajme

Në fshatin Zhabar të Mitrovicës, në muri të një trafoje të energjisë elektrike janë shkruar disa grafite serbe.

Banorë të këtij lokaliteti i kanë shkruar “Jepi zë”, se këtë shkrim e kanë vërejtur vetëm në mbrëmje.

Ata dyshojnë që ky shkrim të jetë shkruar sot në rrugën “Hoxhë Hasan Tasini”, pasi më parë nuk ka qenë, shkruan Jepi zë.

Në këtë grafit ka thirrje nacionaliste serbe “Kosova e Metohija është zemra e Serbisë”, ndërsa banorët dyshojnë të jetë shkruar nga ndonjë shofer që kalon në këtë rrugë.

Sipas raportuesëve të Jepi zë, ky grafit ka shqetësuar edhe qytetarët që banojnë këtë pjesë, ndërsa kërkohet të zbulohet autori i këtij mesazhi nacionalist serb.