Kosova fiton medalje të bronztë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë

Kosova fiton medalje të bronztë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë

Kombëtarja e Kosovës në karate po merr pjesë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë, në Poreq (Kroaci).

Në këtë Kampionat Kosova ka siguruar tashmë edhe medaljen e parë, me anë të karateistes Fortesa Orana, shkruan Periskopi.

Fortesa, e cila garon në kategorinë mbi 68 kilogramë, xhiron e parë e fitoi përballë garueses nga Bosnja dhe Hercegovina, kurse më pas fitore mori edhe ndaj garueses serbe.

Orana u mposht nga garuesja e Turqisë, për të vazhduar më pas garën për medalje të bronztë, ku arriti të fitonte përmes triumfit ndaj maqedonases.

Kosova në këtë Kampionat përfaqësohet me 11 garues nga 844 sa janë në total. /Periskopi/

Shpërndaje në: