Kosova fiton me rezultat zyrtar kundër Serbisë
Përfaqësuesja e të rejave të Kosovës në hendboll e fitoi ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës kundër Serbisë me rezultat zyrtar 10:0
Lajmin për anulimin përfundimtar të ndeshjes e konfirmoi për KALLXO.com sekretri i Federatës së hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci.
“Ndeshja nuk u zhvillua. Ne pritëm në palestër, por ekipi serb nuk u lajmërua. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 10:0”, tha Gjinovci.
Vendimin për anulimin e ndeshjes e mori gjatë ditës së sotme qeveria e serbisë duke u thirrur në shkaqe të sigurisë.
Më herët ishte vendosur që kjo ndeshje të zhvillohej pa simbole shtetërore dhe pa prani të mediave e publikut në sallën e sporteve Kovilovo afër Beogradit.



