Kosova fitore minimale por të rëndësishme kundër Gjeorgjisë

Kosova fitore minimale por të rëndësishme kundër Gjeorgjisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka triumfuar me rezultat minimal, 1-0, kundër Gjeorgjisë në ‘Batumi Arena’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Khocholava shënoi golin e vetëm në ndeshje dhe atë në portën e vet, teksa devijoi në rrjetë një krosim nga Florent Hadërgjonaj nën presionin e Vedat Muriqit, shkruan Periskopi.

Në vazhdim, Kosova pati mundësi tjera, sidomos një të artë përmes Lirim Kastratit, por ky dështoi të shënonte një kundër një me portierin.

Sidoqoftë, këto janë pikët e para të Kosovës në Grupin B kualifikues, aty ku bëjnë pjesë edhe Spanja, Suedia dhe Greqia.

‘Dardanët’ pozicionohen tash në vendin e tretë me tri pikë, teksa të dielën luajnë në ‘Fadil Vokrri’ kundër Greqisë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: