Kosova garon sot me tetë sportistë në Lojërat Mesdhetare për medalje të tjera

Kosova garon sot me tetë sportistë në Lojërat Mesdhetare për medalje të tjera

Sportistët kosovarë vazhdojnë edhe sot garat në ‘Lojërat Mesdhetare’.Kosova do të kërkojë edhe sot medalje të tjera, kjo pas paraqitjeve fantastike që kishin garuesit tanë dje.

Distria Krasniqi siguroi medaljen e artë, Flaka Loxha të bronztën, Shpëtim Bajoku e ka në dorë të bronztën, por do ta kërkojë të artën ose të argjendtën.

Akil Gjakova, Arbër Kullashi dhe Laura Fazliu do të paraqiten sot në garat e tyre në xhudo, atje ku gjasat për ndonjë medalje tjetër janë të mëdha.

Garat e xhudistëve fillojnë në ora 12:00, kurse këta janë të gjithë sportistët e tjerë që do të paraqiten sot.

Shpërndaje në: