Kosova ia shpalli dy zyrtarë non-grata: Ja çfarë hapash do të merr Rusia sipas gazetës ruse

Kosova ia shpalli dy zyrtarë non-grata: Ja çfarë hapash do të merr Rusia sipas gazetës ruse

Në konfliktin diplomatik mes Kosovës dhe Serbisë është përfshirë edhe Rusia, pasi që institucionet kosovare i shpallën persona non grata dy zyrtarë rusë, shkruan e përditshmja e Moskës, Kommersant.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse e ka vlerësuar si provokim vendimin e Kosovës dhe ka deklaruar se nuk do të ketë pasoja në statusin juridik të zyrtarëve rusë, shkruan gazeta ruse, duke shtuar se ata të shtunën janë larguar nga Kosova.

Kommersant shkruan se Rusia, si rregull, në rastet e shpalljes së zyrtarëve të saj non grata, i përgjigjet reciprokisht shtetit tjetër.

Sipas kësaj gazete, njëri nga dy zyrtarët e shpallur non grata nga Kosova ishte dëbuar nga Shqipëria në janar, dhe se më parë kishte punuar në ambasadën ruse në Shkup.

Shpërndaje në: