Kosova ka të tillë me bollëk: Studimi thotë se ata që i kundërshtojnë homoseksualët, mund të jenë vetë homoseksualë

Kosova ka të tillë me bollëk: Studimi thotë se ata që i kundërshtojnë homoseksualët, mund të jenë vetë homoseksualë

Homofobët duhet ta konsiderojnë vetë-reflektimin si opsion, sugjeron një studim nga viti 2012, i cili potencon se individët që janë armiqësor ndaj homoseksualëve dhe kanë pikëpamje të fuqishme anti-homoseksualë, mund t’i kenë edhe vetë ato dëshira seksuale.

“Ky studim tregon se nëse po ndjeni atë lloj reagimi visceral ndaj një grupi të jashtëm, pyesni veten, “Pse?”, tha në një deklaratë bashkëautori Richard Ryan, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Rochester. “Ato emocione intensive duhet të shërbejnë si një thirrje për vetë-reflektim,” transmeton Periskopi.

Studimi i publikuar në prill të 2012-tës nga ‘Journal of Personality’ dhe ‘Social Psychology’, zbulon se nuancat paragjykuese si homofobia, mund të kenë pasoja dëshireje.

“Ndonjëherë njerëzit kërcënohen nga homoseksualët dhe lezbiket sepse kanë frikë nga impulset e tyre, në një farë kuptimi ata ‘protestojnë shumë’,” tha Ryan për LiveScience. “Përveç kësaj, duket se ndonjëherë ata që do të shtypnin të tjerët kanë qenë të shtypur vetë, dhe ne mund të kemi një dhembshuri për ta gjithashtu, ata mund të mos pranojnë të tjerët sepse nuk mund ta pranojnë veten.”

Kujtojmë se Kosova po përballet me probleme të jashtëzakonshme sa i përket pranimit të komunitetit LGBTIQ+ si pjesë e shoqërisë, derisa është e pamundur të flitet për këtë komunitet në një tavolinë, ku nuk do të kenë përfaqësim personat që stigmatizojnë e abuzojnë orientimin seksua ndryshe. /Periskopi.com/

 

 

 

Shpërndaje në: