Kosova më e dobët në statistika: Numrat favorizojnë Gjeorgjinë në pjesën e parë

Kosova më e dobët në statistika: Numrat favorizojnë Gjeorgjinë në pjesën e parë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë kundër Gjeorgjisë me epërsi 1-0, në ‘Batumi Arena’.

‘Dardanët’ po e zhvillojnë këtë takim si mysafirë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, shkruan Periskopi.

Khocholava realizoi atuogol në minutën e 18-të, pas një krosimi të papërshtatshëm në zonë nga Florent Hadërgjonaj.

Sidoqoftë, ishte Gjeorgjia ajo që dominoi me statistika siç e dëshmon fotoja grafike më poshtë.

Gjeorgjianët kishin 58% të posedimit, gjashtë tentativa për gola krahas vetëm një të Kosovës, dy goditje drejt portës së ‘Dardanëve’, teksa këta të fundit nuk patën asnjë.

Më poshtë, statistikat e plota të pjesës së parë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: