Kosova më e mirë se Irlanda e Veriut, mungojnë golat në pjesën e parë

Kosova më e mirë se Irlanda e Veriut, mungojnë golat në pjesën e parë

Kanë kaluar 45 minutat e para në ndeshjen, Irlanda e Veriut – Kosova.

Dy kombëtaret po luajnë në kuadër të Ligës C të Kombeve.

Në pjesën e parë Kosova kishte dominimin e ndeshjes duke pasur edhe dy raste të mira shënimi.

Rastin më të mirë e pati padyshim Rashica i cili goditi dobët prej topit të rikthyer nga pritja e portierit kundërshtar pas goditjes jashtëzakonisht të bukur
nga Muslija në minutën e 5’të të takimit.

Muslija rrezikoi edhe në minutën e 22’të të takimit nga gjuajtja e lirë, por sërish portieri, Peacock-Farrell ia mohoi golin.

Rezultati mbetet i pandryshuar 0-0.

Shpërndaje në: