Kosova me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon

Kosova me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 25 mijë familje në Kosovë janë pjese e Skemës së Ndihmës Sociale. Ekspertët konsiderojnë se  Kosova ka një strategjie të gabuar të skemave sociale.

Kosova vazhdon të jetë vendi më i varfër i Europës Juglindore ku 34 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri të skajshme me të ardhura ditore nën 1.55 euro dhe 12 për qind jetojnë në varfëri ekstreme.

Këtë më së miri e tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale sipas të cilave rreth 25 mijë familje janë pjesë e skemës së ndihmës sociale.

Sipas drejtorit të Departamentit për çështje Sociale dhe Familjare, Mentor Morina, shumica e kërkesave për asistencë sociale janë nga komuna e Mitrovicës. Ai thotë se janë duke bërë përpjekje që kategorisë së dytë të skemës sociale t’i mundësohet punësimi

Se gjendja ekonomiko-sociale nuk është e mirë e thonë edhe njohës të çështjeve ekonomike.

Sipas akteve ligjore dhe nënligjore për të realizuar të drejtën për ndihmë sociale të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, përjashtimisht edhe shtetas të huaj të cilët kanë leje qëndrimi.

Shpërndaje në: