Kosova merr një pikë në ndeshjen e tmerrshme ndaj Greqisë – Muriqi “hero”

Kosova merr një pikë në ndeshjen e tmerrshme ndaj Greqisë – Muriqi “hero”

Kombëtarja e Kosovës nuk arriti të rikonfirmonte – siç Challandes kërkoi – formën e treguar ndaj Gjeorgjisë.

Dardanët kanë luajtur baras 1:1 kundër Greqisë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Kosova bëri një pjesë të parë mjaft të mirë, por nuk arriti asnjëherë të kërcënonte seriozisht portën kundërshtare.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, në aksionin e fundit, Greqia arriti të dërgonte topin në rrjetën e Aro Muric. Ishte Anastasios Douovikas ai që shënoi për golin e grekëve.

Në pjesën e dytë, skuadra e Kosovës ishte totalisht pa ide. Asnjë sulm i rrezikshëm, përveç një rasti të Amir Rrahmanit, kur ai goditi me kokë pas një harkimi nga këndi.

Kosova bëri disa zëvendësime në këtë ndeshje, duke inkuadruar lojtarë si Loshaj, Muslija, Fazliji e Bytyqi, por asnjëri nuk tregoi impaktin që kërkohej, përveç Zymer Bytyqit, që ishte lojtari nga i cili rjedhi goli.

Bytyqi harkoi në zonë, dhe topi gjeti Florent Hadërgjonajn, i cili më pas ktheu topin te Muriqi, dhe ky i fundit me kokë barazoi për 1:1.

Kështu, Kosova shkon në kuotën e katër pikëve, në pozitën e tretë, kurse Greqia ngritët në tri pikë, në pozitën e katërt, me një ndeshje më pak sesa Dardanët. /Periskopi/

Shpërndaje në: