Kosova nderon ish-presidentin Meidani me statusin e veteranit të UÇK-së (Dokument)
Edhe Jakup Krasniqi më 26 nëntor të vitit 2010, sa ishte ushtrues i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës ka dekoruar me Medaljen e Lirisë, ish-presidentin Meidani.
Krasniqi me këtë rast, pati thënë se Meidani gjatë kohës së luftës në Kosovë bëri shumë për popullin e Kosovës. “E zgjodha që t’i jap Medaljen e Lirisë presidentit Meidani dhe me këtë rast mendoj se e nderojmë dhe respektojmë gjithë kontributin që ka dhënë Shqipëria për lirinë e Kosovës”, pati deklaruar Krasniqi.




