Kosova Online: Policia e Kosovës rrahu tre serbë në Bërnjak, Dragishën, Zoranin dhe Jovanin

Kosova Online: Policia e Kosovës rrahu tre serbë në Bërnjak, Dragishën, Zoranin dhe Jovanin

Sot në mëngjes, pak pasi ora u bë 11, raportohet të ketë ndodhur një incident afër pikës kufitare në Bërnjak, kur forcat e policisë besohet se kanë rrahur tre qytetarë të Kosovës të etnisë serbe.

Sipas portalit serb Kosovoonline, pjesëtarët e njësitit ROSU të vendosur në pikën kufitare Bërnjak në komunën e Zubin Potokut rrahën tre serbë lokalë, Dragisha Vllashkoviq, Zoran Tomoviq dhe Jovan Takov.

“Sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, sulmi ndaj serbëve nuk u provokua nga asgjë dhe pjesëtarët e Policisë i shkaktuan lëndime të rënda Dragisha Vllashkoviqit, i cili aktualisht gjendet në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok, ku po merr trajtim mjekësor”, shkruan ky portal.

Shpërndaje në: