Kosova pa ushtri edhe së paku 10 vjet
Ministri i FSK-së, Haki Demolli tha se për 10 vitet e ardhshme për transformim të FSK në FAK nevojiten 811 milion euro.
Demolli ka prezantuar sot ndarjen e buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ai para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se mjetet e ndara për vitin e ardhshëm për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 51 milionë euro , ndërsa kërkesa e tyre ka qenë mbi 54 milionë euro.
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, kërkoi nga ministri të dijë nëse me buxhet u janë plotësuar të gjitha kërkesat buxhetore.
Ndërsa Anton Quni, anëtar i Komisionit për Siguri , ka dashur të di nëse kanë ndonjë raport krahasues me vendet e rajonit sa i përket buxhetit.
Demolli, është përgjigjur pyetjeve të Musliut dhe Qunit , ku në pyetjen e këtij të fundit ka thënë se Kosova është më mbrapa sa i përket ndarjes së buxhetit e që sipas tij kjo edhe matet me zhvillimin ekonomik të vendit.
Ai po ashtu i ka njoftuar se Projektligji për transformimin e FSK-në në FAK është proceduar në Qeveri bashkë me amendamentet të tjera me të cilat krijohet baza për krijimin e FAK. Sipas tij tashmë dihet edhe pengesa nga Lista Serbe që ka për këtë projektligj./KP/



