Kosova përfundon kualifikimet me humbje
Ashtu si edhe në pesë ndeshjet tjera, edhe në këtë të fundit të zhvilluar sonte në palestrën Minatori në Mitrovicë, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll u mposht.
Skuadra jonë u mund nga Bullgaria me rezultat 62-67 në ndeshjen e fundit kualifikuese për ‘Euro Basket 2017’.
Kjo ishte hera e parë kur Kosova mori pjesë si shtet në kualifikimet për një kampionat ndërkombëtar. /Periskopi.com



