Kosova pëson përsëri nga Sllovenia

Kosova pëson përsëri nga Sllovenia

Kosova ka pësuar edhe humbjen e katërt në garat kualifikuese për “Eurobasket 2017”. Në ndeshjen e dytë Kosova humbi me 10 pikë disavantazh kundër sllovenëve, raporton Koha.net.

Rezultati përfundimtar i takimit ishte 81-91. Sllovenia tani është lider në Grupin E me katër fitore të shënuara në po aq ndeshje.

Ndeshjen e parë Kosova kishte humbur me rezultat 113:68.

Shpërndaje në: