Kosova pritet t’ia shesë Maqedonisë së Veriut tre milionë tonë thëngjill

Kosova pritet t’ia shesë Maqedonisë së Veriut tre milionë tonë thëngjill

Maqedonia e Veriut planifikon t’i blejë tre milionë tonë thëngjill nga Kosova.

Maqedonia e Veriut planifikon t’i blejë tre milionë tonë thëngjill nga Kosova për të furnizuar termocentralet e veta të prodhimt të rrymës.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Ekonomisë i këtij shteti, Kreshnik Bekteshi, me një status në Facebook.

Ai ka thënë, të hënën, se kanë nisur negociatat me Kosovën për importimin e linjitit.

E në një intervistë për Alsat, Bekteshi pohoi se planet janë që këta tre milionë tonë thëngjill të blihen gjatë tre vjetëve të ardhshëm.

Qeveria në Shkup shpalli gjendjen e krizës energjetike, më 9 nëntor, për shkak të prodhimit të pakët vendor dhe sezonit të thatë, gjë që ndikoi në mosmbushjen e lumenjve me ujë.

Qeveria e Kosovës ende nuk është deklaruar për mundësinë e shitjes së thëngjillit në Maqedoni të Veriut.

Shpërndaje në: