Kosova s’po i vë Serbisë reciprocitet as në energji, përkundër humbjeve

Kosova s’po i vë Serbisë reciprocitet as në energji, përkundër humbjeve

I pari është një takim i 25 nëntorit i thirrur nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit dhe të Energjisë, ku pritet të diskutohet bllokada, raporton KTV.

Ndërsa, e dyta ka të bëjë me një paralajmërim të bërë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë drejtuar Serbisë që kjo e fundit të heqë bllokadën për shfrytëzimin e linjës 400-kilovoltëshe me Kosovën deri më 31 dhjetor.

Kryeshefi i KOSTT-it, Mustafë Hasani, në një intervistë për KTV-në ka deklaruar se në aspektin teknik janë plotësuar të gjitha kërkesat e ENTSOE-së, por vazhdimi i kësaj bllokade po shkakton probleme mjaft të mëdha për ta.

Sipas tij, brenda një viti vlera e dëmeve të shfrytëzimit ilegal nga Serbia arrin në mbi 5 milionë euro, kurse me marrëveshjen e energjisë, Sekretariati i energjisë ka parashikuar që Serbia të paguajë 14 milionë për vitet 2014 dhe 15, ndërsa për vitet e mëhershme të zgjidhen përmes arbitrazhit.

Kryeshefi Hasani ka thënë se si plan e kanë edhe masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, por se në sektorin energjetik thotë se është shumë më e komplikuar.

Hasani thotë se në momentin e hyrjes në fuqi të marrëveshjes së energjisë, do të nisin investimet në veri të vendit, si dhe do të sigurohen megavatët rezervë.

Momentalisht, ky operator ka tri projekte të mëdha, të cilat do t’i realizojë edhe me ndihmën e disa organizatave ndërkombëtare.

Ndërkaq, thotë se Maqedonia ka bërë kërkesë për të ndërtuar edhe një linjë të re 400-kilovoltëshe me Kosovë, por projekti parashihet të realizohet pas 5 vjetësh.

Kapacitetet e KOSTT-it janë 1.700 megavat që janë të mjaftueshme edhe për përballimin e projekteve të reja energjetike, përfshirë edhe termocentralin pasi në momentet e pikut shfrytëzohen vetëm 1.260 megavat.

Shpërndaje në: