Kosova synon befasinë kundër Spanjës: Formacionet e mundshme

Kosova synon befasinë kundër Spanjës: Formacionet e mundshme

Me fillim nga ora 20:45, Kosova sot zhvillon ndeshjen kundër Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese të grupeve në kuadër të botërorit “Katari 2022”.

Të dy kombëtaret pozicionohen në Grupin B së bashku me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Në xhiron e kaluar, Kosova regjistroi barazim 1:1 kundër Greqisë, ku në minutat e fundit të ndeshjes, respektivisht në minutën e 90’+2 shtesë, sulmuesi Vedat Muriqi ua siguroi “Dardanëve” një pikë të vlefshme.

Në anën tjetër, Spanja rikthehet nga fitorja me rezultat 4:0 kundër Gjeorgjisë, fitore kjo e cila momentalisht ia siguron vendin e parë në Grupin B.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara “Dardanët” gjenden në pozitën e tretë në tabelë me gjithsej katër pikë, një më shumë se Greqia që zë vendin e katërt.

Ndërsa pas pesë xhirove, Spanja zë vendin e parë në renditje tabelare me gjithsej 10 pikë, një më shumë se Suedia në vendin e dytë, me dy ndeshje më pak.

Formacionet e mundshme:

Kosova (4-3-3): Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Halimi, Dresevic, Berisha; Rashica, Muriqi, Kastrati

Spanja (4-3-3): Sanchez; Azpilicueta, Garcia, Albiol, Alba; Llorente, Rodri, Soler; Ferran Torres, Morata, Sarabia

Shpërndaje në: