Kosova tmerrësisht e dobët, i bën më të dobëtit e grupit të duken si kampionë të Evropës

Periskopi.com Uncategorized

Kombëtarja e Kosovës në futboll është mposhtur 2-1 nga skuadra e cila deri tash ishte më e dobëta në grup, Gjeorgjia, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Okriashvili shkundi ‘Dardanët’ qysh në minutën e 11-të, falë një gabimi horror nga Arijanet Murici, i cili literalisht ia fali topin dhe golin kundërshtarit, shkruan Periskopi.

Në përfundim të pjesës së parë, kosovarët arritën të barazojnë disi përmes Vedat Muriqit, i cili qëlloi cakun nga penalltia.

Loja e plogësht në sulm dhe fragjiliteti në mbrojtje në pjesën e dytë i kushtoi djelmoshave të Bernard Challandesit të cilët e gjetën veten përsëri në disavantazh në minutën e 82-të përmes Daviatshvilli.

Gola të tjerë më nuk pati dhe Gjeorgjia siguroi një fitore 2-1.

Pas kësaj humbjeje, Kosova zbret në pozitën e fundit në tabelë me katër pikë, aq sa ka edhe Gjeorgjia, por kjo e fundit me goldallim më të mirë. /Periskopi.com/