Kosova U17 dhe U19 mësojnë kundërshtarët, Rusia njëra prej tyre

Kosova U17 dhe U19 mësojnë kundërshtarët, Rusia njëra prej tyre

Është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian për kombëtaren U-17.

Të rinjtë e Kosovës do të jenë në grup së bashku me Holandën, Slloveninë dhe Wellsin, shkruan Indeksonline.

Ndërsa Shqipëria është në grup me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Kosova ndeshjet do t’i zhvilloj nga 9-15 tetor të vitit të ardhshëm, ndërsa Shqipëria nga 13-19 nëntor.

Dy të parat në çdo grup, së bashku me katër skuadrat e treta me rekordet më të mira do të bashkohet me Spanjën dhe Anglinë në raundin elitë në mars të vitit 2020.

Grupi 1 (9-15 tetor) : Belgjika, Polonia *, IRJ e Maqedonisë, Lihtenshtajni

Grupi 2 (24-30 tetor) : Italia, Turqia, Irlanda e Veriut, Luksemburgu *

Grupi 3 (12-18 tetor) : Republika e Irlandës *, Izraeli, Mali i Zi, Andorra

Grupi 4 (27 shtator-3 tetor) : Suedia *, Danimarka, Ishujt Faroe, Lituania

Grupi 5 (22-28 tetor) : Francë, Sllovaki, Qipro *, Gjibraltar

Grupi 6 (24-30 tetor) : Serbia, Hungaria, Bjellorusia *, Letonia

Grupi 7 (22-28 tetor) : Skoci *, Kroaci, Islandë, Armeni

Grupi 8 (13-19 Nëntor) : Portugalia *, Ukraina, Gjeorgjia, Shqipëria

Grupi 9 (13-19 nëntor) : Gjermania, Greqia *, Azerbajxhani, Kazakistani

Grupi 10 (24-30 tetor) : Rusia, Zvicra, Rumania *, San Marino

Grupi 11 (25 shtator-1 tetor) : Bosnja dhe Hercegovina, Republika Çeke, Finlanda *, Moldavia

Grupi 12 (9-15 tetor) : Holandë *, Slloveni, Uells, Kosovë

Grupi 13 (17-23 tetor) : Austria, Norvegjia *, Bullgaria, Malta

Pas shortit për U17 në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, është hedhur edhe shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian për kombëtaren U-19.

Kosova do të ketë për kundërshtar Rusinë, Poloninë dhe Welsin, shkruan Indeksonline.

Në anën tjetër, Shqipëria në grup do të jetë me Greqinë, Belgjikën dhe Holandën.

Dy të parët në çdo grup, së bashku me ekipin e tretë të vendosur me rekordin më të mirë do të bashkohen me Portugalinë në raundin elitë në pranverë 2020.

Grupi 1 : Turqia, Bullgaria, Mali i Zi, Armenia

Grupi 2 : Spanja, Serbia, Rumania, Lituania

Grupi 3 : Gjermani, Skoci, Bjellorusi, Andorra

Grupi 4 : Greqia, Belgjika, Islanda, Shqipëria

Grupi 5 : Rusia, Polonia, Uellsi, Kosova

Grupi 6 : Italia, Sllovakia, Qipro, Malta

Grupi 7 : Republika Çeke, Norvegjia, Azerbajxhani, San Marino

Grupi 8 : Franca, Danimarka, Polonia, Ishujt Faroe

Grupi 9 : Ukraina, Suedia, Sllovenia, Estonia

Grupi 10 : Austria, Republika e Irlandës, Zvicra, Gjibraltari

Grupi 11 : Angli, Bosnjë dhe Hercegovinë, IRJ të Maqedonisë, Luksemburg

Grupi 12 : Holanda, Izraeli, Letonia, Moldavia

Grupi 13 : Kroacia, Gjeorgjia, Hungaria, Kazakistani.

Shpërndaje në: