Kosova U19 demolohet nga Uellsi

Kosova U19 demolohet nga Uellsi

Kombëtarja e Kosovës U19 është mposhtur nga Uellsi, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Golat nga Hughes 16′ 57′ dhe Harris 45+3′, ia siguruan fitoren komode skuadrës uellsiane, shkruan Periskopi.

Pas tri ndeshjeve të luajtura, ‘Dardanët’ mbeten në pozitën e fundit në tabelë me zero pikë.

Kujtojmë se në këtë grup, veç Uellsit, bëjnë pjesë edhe Gjeorgjia dhe Norvegjia. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: