Kosova U19 e mbyll pjesën e parë në disavantazh ndaj Uellsit

Kosova U19 e mbyll pjesën e parë në disavantazh ndaj Uellsit

Kombëtarja U19 e Kosovës po vazhdon me formën e dobët.

Edhe në pjesën e parë ndaj Uellsit, Dardanët U19 nuk kanë dhënë shenja që mund të kthehen te një rezultat pozitiv, duke e mbyllur me disavantazh 0:2. shkruan Periskopi.

U19 e Kosovës gjeti vetën në disavantazh qysh në minutën e 16’ të takimit.

Ishte minuta e 16’ kur penalltia e akorduar në favor të Uellsit u konvertua në gol nga Hughes.

Goli i dytë erdhi në minutën e 45’+3, me anë të Harris, për të çuar Uellsin me më shumë qetësi në pauzën mes pjesëve.

Dardanët do të synojnë përmbysjen në pjesën e dytë, ndonëse kjo do të jetë shumë e vështirë. /Periskopi/

Shpërndaje në: