Kosova U21 e territ informativ luan sonte kundër Shqipërisë – askush nuk ka dëgjuar për trajnerin Nees

Kosova U21 e territ informativ luan sonte kundër Shqipërisë – askush nuk ka dëgjuar për trajnerin Nees

Kombëtarja e Kosovës U21 luan sonte ndeshjen e radhës.

Me fillim nga ora 19:00, Kosova U21 do të përballet me Shqipërinë U21, dhe në këtë ndeshje shkon me një gjendje aspak të mirë, shkruan Periskopi.

Para kësaj ndeshje, një terr informativ total rreth gjeneratës U21 të Kosovës. Trajnerit Nees nuk i bëhet vonë për asnjërin. Asnjë informatë, asnjë koment për ndonjë lojtar – asnjë paraqitje para shtypit.

Seleksionuesi gjerman duket se i ka të gjitha duart e lira, pa nevojën për  të raportuar para askujt.

Në gjithë këtë situatë, nuk pritet ndonjë rezultat edhe aq i mirë sonte nga Kosova U21, shkruan Periskopi.

Në anën tjetër, Alban Bushi, selektor i Shqipërisë, ka folur për shtypin duke bërë të qartë se kërkon tri pikët në përballjen me Dardanët.

Nëse e shihni trajnerin Nees, ju lutem kontaktoni redaksinë e Periskopit. /Periskopi/

Shpërndaje në: