Kosova U21 përballet sonte me Anglinë

Kosova U21 përballet sonte me Anglinë

Kombëtarja e Kosovës U21 do të ketë një sfidë jashtëzakonisht të vështirë sonte.

Dardanët e rinj do të përballen me Anglinë, në një ndeshje ku tri pikët janë një dëshirë vështirë e arritshme, shkruan Periskopi.

Mbrëmë ata kanë përfunduar edhe stërvitjen e fundit, dhe atmosfera në grup dukej mjaft e mirë.

Sonte, me fillim nga ora 20:00, Kosova U21 luan ndeshjen e dytë në Grupin G, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21.

Kosova U21 fushatën kualifikuese e ka nisur në qershor, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka mposhtur Andorën (2:0), derisa për Anglinë U21 kjo është ndeshja e parë e këtij cikli kualifikues. /Periskopi/

Shpërndaje në: