Kosova zhvillon seancën e fundit stërvitore në Stokholm

Kosova zhvillon seancën e fundit stërvitore në Stokholm

Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për ndeshjen e radhës në kualifikueset për Kampionatin Botëror 2022.

Dardanët më 9 tetor do të përballen me kombëtaren e Suedisë, në kërkim të pikëve të reja, përcjell Periskopi.

Sot, skuadra e Bernard Challandes po bën edhe përgatitjet e fundit për këtë ndeshje.

Më herët në konferencën për shtyp, Challandes dhe Aro Muric janë shprehur optimist për paraqitje të mirë, por kanë thënë se Suedia mbetet skuadër e fortë dhe nuk Kosova nuk mund të shihet si favorite. /Periskopi/

E PLOTË: Fjalët e Challandes dhe Aro Muric para ndeshjes me Suedinë

Shpërndaje në: