Kosovarët nuk dinë të kthehen në rreth: Bllokohet rrethi në Fushë Kosovë nga dy aksidente njëherësh (Foto)

Kosovarët nuk dinë të kthehen në rreth: Bllokohet rrethi në Fushë Kosovë nga dy aksidente njëherësh (Foto)

Dy aksidente kanë ndodhur në të njëjtën kohë te rrethrrotullimi kryesor në qytetin e Fushë Kosovës. 

Një lexuese e Periskopit ka dërguar fotografi të të dyja aksidenteve, e ku shihen veturat e aksidentuara dhe rrethrrotullimi tashmë i bllokuar pas këtyre ngjarjeve.

Trafiku në rrugën magjistrale është zakonisht i rënduar në këtë orë të ditës, dhe zgjatja e bllokimit të rrugës mund ta rëndojë edhe më shumë, shkruan Periskopi.

Në njërin aksident duket një veturë Golf V ose VI në ngjyrë të zezë me një kamion transportues mallrash. Duket se njëri nga të dytë nuk ka ditur se si të bëj kthimin në rrethrrotullim duke e goditur tjetrën.

Në tjetrin aksident shihet një veturë në ngjyrë rozë derisa përplaset me një veturë Renault po te rrethi.

Aksidentet te rrethi duket se tregojnë që një pjesë e madhe e ngasësve në Kosovë nuk dinë të kthehen mirë në rrethrrotullime.

 

Shpërndaje në: