Kosovarët të pakënaqur pse nuk pati asnjë organizim shtetëror për 28 Nëntor

Kosovarët të pakënaqur pse nuk pati asnjë organizim shtetëror për 28 Nëntor

Qytetarët të pakënaqur për mosorganizm shtetëror me rastin e 28 Nëntorit.

E si kjo vajzë kanë dalë edhe shumë fëmijë me prindërit e tyre për të festuar përvjetorin e 108 të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit

Këtë simbolikë të 28 nëntorit e njohin mirë qytetarët në kryeqytet.

E numri i qytetarëve në sheshet e Prishtinës nuk ishte i madhë si çdo 28 Nëntor.

Ani pse nuk pati tubime, në veshjet dhe duart e tyre shumica nga prishtinasit mbanin simbole kombëtare.

Këtu ata shprehen të pakënaqur me Qeverinë e Kosovës, që këtë herë nuk ka bërë asnjë organizim festiv.

E dikush thotë se këtë festë nuk po e ndjejnë më si më parë.

Ndërkohë flamujt me shqiponjën dy krerëshe dhe flamuri i Kosvës ishin kudo nëpër qytet.

E një i tillë u vendos edhe në hyrje të Ministrisë së Kulturës Rinisë e Sportit.

Para kësaj ministries doli e para e këtij institucioni, Vlora Dumoshi që po këtë ditë feston edhe ditëlindjen.

Ajo shoqërohej nga kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti.

Në maskë njëri mbate flamurin e Kosovës e tjetri të Shqipërisë.

Madje Hotit dikush u kujdes që të ja jap edhe një symbol tjeter kombëtar.

Dumoshi pati një falenderim.

Hoti brenda këtij instutucioni shprehi keqardhjen për mos organizim të duhur për 28 Nëntor.

Pas takimit Hoti dhe Dumoshi ndoqën nga afër përformancën e Ansamblit shota.

Shpërndaje në: