Kosovarët vazhdojnë të heqin dorë nga nënshtetësia: Numër i lartë në gjashtë muajt e fundit

Kosovarët vazhdojnë të heqin dorë nga nënshtetësia: Numër i lartë në gjashtë muajt e fundit

Nga janari 2022 e deri më 30 qershor, mbi dy mijë qytetarë të Kosovës hoqën dorë nga nënshtetësia e tyre.

Referuar statistikave të fundit nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme thuhet se mbi 2 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës për gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Thuhet se heqjen e shtetësisë e kanë kërkuar kryesisht personat që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, ku nuk lejohen dyshtetësi.

Ndërkohë që numri më i madh i atyre që nuk e duan shtetësinë e Kosovës janë të rinj, që kërkojnë vende pune në një shtet evropian.

Në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme thuhet se brenda një viti rreth 5.000 persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

Shpërndaje në: