Kosovari ekzaltohet në Kukës: Jemi me fat- Zoti i çoi Ibrahim Rugovën dhe Sali Berishën

Kosovari ekzaltohet në Kukës: Jemi me fat- Zoti i çoi Ibrahim Rugovën dhe Sali Berishën

Në takimin e radhës të ish-Kryeministri Sali Berisha në Kukës, në kuadër të fushatës zgjedhore për kreun e PD-së, kanë qenë të pranishëm dhe shqiptarë nga Kosova.

Njëri prej tyre në fjalën e tij është shprehur se populli i Shqipërisë dhe i Koosvës ka pasur fat që lider kanë pasur Ibrahim Rugovën dhe Sali Berishën, ndërsa tha se ky i fundit duhet të rikthehet sërish kryeministër.

Ai ka falënderuar Berishën për ndërtimin e ‘Rrugës së Kombit’ dhe për atë që ka bërë për Kosovën.

Kosovarët kurrë për jetë nuk do ua harrojnë ndihmën e Shqipërisë. Ju edhe gjatë luftës, por edhe në konferencat ndërkombëtare ja ke kushtuar Kosovës, bile më shumë se sa liderët që janë në Kosovë. Populli i Kosovës dhe i Shqipërisë nga ’90 e këtej pati fat. Zoti i çoi dy liderë Ibrahim Rugovën dhe Sali Berishën, që rrëzuan komunizmin dhe nisën themelimin e shtetit. Populli i  Kosovës nuk e harron “Rrugën e Kombit” që e keni ndërtuar. Faleminderit Kryeministrin. Nërsa i përket kundërshtarit tuaj e unë them dhe tonin, sepse populli i Kosovës nuk i harron kurrë deklaratat e Fatos Nanos dhe të Edi Ramës. Unë i lus shqiptarët e Shqipërisë që ta votonin Berishën edge njëherë. Shqipëria ka nevojë që të rikthehet si kryeministër, i duhet Kosovës dhe Shqipërisë”.

Berisha teksa i është përgjigjur qytetarit duke premtuar se do të heqë taksën e vendosur në “Rrugën e Kombit” nëse vjen në pushtet.

Ju garantojë që taksa e cila është një taksë turpi, do hiqet dhe ajo rrugë do mbette rrugë e kombit. Është një taksë e vendosur si urrejtje si ndëshkimi për ndërtimin e rrugës. Përsa i përket “Ballkanit të Hapur, është projekt i mirëfilltë i Serbisë së Madhe, është projekti i Aleksandër Vuçiç, i cili nuk njeh gjenocidin serb në Bosnje e as në Kosovës dhe kjo nuk mund të kapërcehet. Serbia nëse ka qëllime integruese, ajo kurrë nuk mund t’I realizojë  pa njohur gjenocidin. Njohja e gjenocidit është një kusht që të mos e përsërisësh më. Aleksandër Vuçiç meqë e di se nuk ka të ardhme si një lider europian atëherë  merret me projektin Serbisë Madhe dhe këtu ka gjet mbështetës kryesor Ramën. Vuçiç tani ka shpikur projektin e Serbisë Madhe me të cilin nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse të fus nën hegjemoninë e tij, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe të ketë akses në Adriatik. Serbia pëlqen një tjetër dalje në Adriatik që s’do ta marrë kurrë”, ka thënë Berisha.

Shpërndaje në: