Kosovari i dehur paraqitet si polic, ndalon një veturë ku ndodhej një çift dhe ngacmon seksualisht gruan

Kosovari i dehur paraqitet si polic, ndalon një veturë ku ndodhej një çift dhe ngacmon seksualisht gruan

Një qytetar i Kosovës është zënë gjatë ditës së djeshme derisa e bënte një veprim absolutisht të turpshëm.

Ai është prezantuar në mënyrë të rreme si “person zyrtar” dhe ka ndaluar një automjet ku ndodhej një burrë dhe një grua.

Ky qytetar dyshohet se më pas e ka ngacmuar seksualisht gruan, përcjell Periskopi.

Policia thotë se ky person kishte qenë “nën ndikim të alkoolit”.

Raporti i Policsë i paedituar:

NGACMIM SEKSUAL /PREZENTIM I RREM

Mitrovicë, 19.10.2021-01:03 . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti,  duke ju prezantuar si ,, person zyrtar ‘’,  ka ndaluar një automjet në  të cilin ishin dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, këtë të fundit dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Me vendim të prokurorit rasti cilësohet si më lartë dhe i dyshuari mbetet në ndalim për gjashtë orë deri në këndellje pasi që i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në: