Kosovari publikon pamjet e rënda të nënës së tij që po vuan nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Pacientët e infektuar me koronavirus në Kosovë, gjendja e të cilëve nuk është stabile po trajtohen në disa klinika të QKUK-së.

Pronari i një lokali në Prishtinë, Nesim Maxhuni, javën e kaluar pati rrëfyer për nënën e tij të infektuar me koronavirus. Maxhuni ka thënë se ajo nuk ka asnjë sëmundje tjetër shoqëruese dhe nuk kishte qenë te mjeku për 15 vite.

Megjithkëtë, gjendja e nënës së tij ka vazhduar të mos jetë stabile. Maxhuni përmes një fotografie në Facebook, ka treguar se nëna e tij është në kujdes intensiv që 3 javë.

“Kjo është nëna ime në intensivë! Tash e tri javë në shërbim intensiv. Me dalë nëpër qytet pa maskë, duhet me ju ardhë turp!”, ka shkruar Maxhuni.

Ai tutje ka shtuar se nëna e tij nuk ka shenja që mund të përmirësohet.

“Nëna ka shenja të vogla të përmirësimit, por shpresa jonë është e madhe”, është shprehur Maxhuni.

Në fund ai ka thënë se nuk duhet krijuar panik, sipas tij duhet menaxhim i mirë dhe kujdes i madh.

Shpërndaje në: