Kosovarit i ndalohet hyrja në dyqanet në Gjermani, nuk njihen pasaportat e vaksinimit të lëshuara nga MSH

Kosovarit i ndalohet hyrja në dyqanet në Gjermani, nuk njihen pasaportat e vaksinimit të lëshuara nga MSH

Gjermania ende nuk po i njeh pasaportat e vaksinimit të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë. Këtë e ka treguar një mërgimtar për Demokracia.com, i cili thotë se nuk po lejohet të hyjë nëpër dyqanet atje.

Qytetarëve të vaksinuar në Kosovë nuk po u njihen pasaportat e vaksinimit në Gjermani.

Këtë e ka treguar një mërgimtar, A.Z, i cili ka thënë se nuk është lejuar të hyjë nëpër dyqane të ndryshme, pavarësisht se është vaksinuar kundër Covid-19.

“Nuk më kanë lënë të hyjë në asnjë dyqan. Kam kontaktuar ambasadën, por nuk më kanë bërë zgjidhje”, ka thënë ai për Demokracia.com.

Ndërkaq, Kosova i njeh pasaportat digjitale të shteteve të miratuara nga Komisioni Evropian.

Sidoqoftë, pasaportat e vaksinimit që merren në Kosovë, nuk po njihen në shtete si Gjermania. Qytetarët në Kosovë janë imunizuar me vaksianat AstraZeneca dhe Pfizer, derisa Gjermania është një nga shtetet ku udhëtojnë më shumë kosovarët.

Sipas një vendimi, BE-ja, nga 10 janari, ka ndaluar të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës. Aktualisht, për të hyrë në njërin nga vendet e bllokut mjafton testi negativ PCR i koronavirusit.

Nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë dhjetorit për REL-in kishin deklaruar se problemi me certifikatat është i natyrës teknike.

Dafina Gexha, zëvendësministre e Shëndetësisë, kishte thënë se do të punojnë që problemi të zgjidhet para 10 janarit, por kjo punë siç duket nuk është kryer ende.

Shpërndaje në: