Kosovë – Andorrë, forma e dy Kombëtareve në 5 ndeshjet e fundit

Kosovë – Andorrë, forma e dy Kombëtareve në 5 ndeshjet e fundit

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte rikthehet të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova do të ballafaqohet me kombëtaren e Andorrës me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Euro2024”.

Në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues, Kosova barazoi në udhëtim ndaj Izraelit me rezultatin 1:1. Ndërkohë, Andorra humbi nga Rumania në shtëpi me rezultatin 0-2.

Bazuar në 5 ndeshjet e fundit, Kosova ka tre barazime, një fitore dhe një humbje, kurse Andorra ka 3 humbje, një barazim dhe një fitore në Ligën e Kombeve ndaj Litenshtajnit.

Shpërndaje në: