Kosovë: Infermierët thonë se edhe nëse dalin pozitivë me test rapid, duhet të qëndrojnë në punë

Kosovë: Infermierët thonë se edhe nëse dalin pozitivë me test rapid, duhet të qëndrojnë në punë

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të QKUK-së i cili thotë nuk do pranohen si dëshmi nga infermierët dhe stafi tjetër shëndetësor, rezultatet pozitive për COVID-19 përmes testeve rapide.

Përmes një komunikate, thuhet se kjo sindikatë nesër do të kërkojë përgjigjie edhe nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe Qendrat e Testimit Rapid në kuadër të Komunave lidhur me validitetin e rezultateve që dalin nga testimet rapide.

“Ndërkohë inkurajojmë SHSKUK / QKUK që të përmbahet nga vendimet e pamatura që paraqesin standart të dyfishtë, pasi këso vendime japin pasqyrë të keqe për një institucion kredibil siç është SHSKUK / QKUK, ndërsa në rast se SHSKUK / QKUK ka dyshime rreth mënyrës së testimit apo keqpërdorimeve, konsiderojmë që si institucion kanë resurse të mjaftueshme për mbikqyrjen e këtij procesi. Mirëpo mos të harrojmë që komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor çdo herë, e sidomos që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e kanë dëshmiar korrektësinë e tyre, kanë dëshmuar që janë të përgjegjshëm, ndërsa përmes punës, angazhimit, dhe sakrificës kanë dëshmuar që vendi dhe qytetarët mund të llogarisin në infermierët dhe shërbimet e tyre”, thuhet tutje në reagim.

Shpërndaje në: