Kosovë-Spanjë: Fansat kanë votuar në sondazhin e UEFA-s, të bindur në triumfin e ‘La Rojas’

Kosovë-Spanjë: Fansat kanë votuar në sondazhin e UEFA-s, të bindur në triumfin e ‘La Rojas’

Kombëtarja e Kosovës sonte luan kundër Spanjës, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës, Katar 2022.

Kosova sonte do të jetë nikoqire e Spanjës, e cila është lidere e Grupit B, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara deri më tani.

Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

Në anketën për ndeshjen Kosovë – Spanjë, 36% e votuesve deri më tani mendojnë se “Dardanët” do të shënojnë fitore, kurse 59% mendojnë se sonte triumfojnë spanjollët. 5% prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje do të mbyllet pa fitues.

Image

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

Shpërndaje në: