Kossev paraqet pamje të rënda: Krisma armësh në Zveçan (Video)

Kossev paraqet pamje të rënda: Krisma armësh në Zveçan (Video)

Situatë e tensionuar ishte sot në veri të vendit, ku sulme të vazhdueshme pati në drejtim të Policisë së Kosovës.

Por një video e publikuar së fundi tregon një situatë mjaftë të rëndë në komunën e Zveçanit.

Të shtëna me armë dëgjohen teksa turma e qytetarëve serbe vendos të ikin nga vendi i ngjarjes.

“Portali Kossev” nuk ka dhënë ndonjë detaj në publikim , por vetëm shfaqen qytetarët teksa ikin në panik teksa dëgjohen të shtëna të shumta të armëve të zjarrit.

Nuk sqarohet tutje se nga kanë ardhur këto të shtëna, e as nga kush janë bërë apo në rast se ka pasur ndonjë person të lënduar si pasojë e tyre.

Shpërndaje në: