KOSTT kërkon 30 milionë euro për rrymën e serbëve në veri veç për tre muaj, ose do të falimentojë (Dok)

KOSTT kërkon 30 milionë euro për rrymën e serbëve në veri veç për tre muaj, ose do të falimentojë (Dok)

Çështja e pagesës së energjisë elektrike për serbët e veriut të Kosovës po vazhdon të jetë problematike për institucionet kosovare, të stacionuara në Prishtinë. Përveç kostos super të lartë që kishte thithur rryma e shpenzuar mëtanë veriut gjatë vitit 2021, tani po kërkohen  dhjetra miliona shtesë për të siguruar atë në tre muajt e parë të vitit 2022 në veri…

Në dokumentin që Periskopi ka siguruar nga burimet e veta, figuron se Bordi i KOSTT-it i ka dërguar një letër kryetarit të Parlamentit, Glauk Konjufca ku i kërkohet institucioneve të Kosovës që të paguajë 30 milionë euro për muajin janar, shkurt dhe mars 2022, përndryshe sipas arsyetimeve të tyre, rrezikojnë falimentimin.

Përveç asaj, interesantja e kësaj ngjarje del se  vetëm gjatë vitit 2021, rryma e serbëve mori koston prej 40.9 milionë eurove, përfshirë këtu edhe nga buxheti i Kosovës.

Nga kjo kosto, sipas këaj letre të bordit të KOSTT-it,  7.7 milione euro janë mbuluar nga buxheti i ndarë dhe i mbetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës në vitin 2020,ndërsa pjesa tjetër prej 33.2 milionë euro bazuar në rekomandimet e Kuvendit te Republikës së Kosovës.

Krejt këtë e ka rënduar fakti që konsumatorët që jetojnë në veri, nuk kanë paguar asnjë cent të vetëm energji elektrike. Qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës janë faturuar me vite për rrymën e shpenzuar në veri, ndërsa nga viti 2017, borxhet e asaj pjese janë paguar nga buxheti i Kosovës. Natyrisht, për këtë fakt kishte revoltë të madhe qytetare, ku reaguan opozita, shoqëria civile, e madje edhe vet Albin Kurti sa ishte opozitar.

Banorët e komunave me shumicë serbe: Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan nuk i paguajnë faturat e rrymës që nga përfundimi i luftës në Kosovë, më 1999.

Tash në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, vulë kësaj çështjeje i dha Gjykata Kushtetuese  e Kosovës e cila konstatoi se pagesa e rrymës në veri është legjitime dhe duhet të ndodh tutje./PERISKOPI/

Shpërndaje në: