KOSTT: Reduktimet e rrymës mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës

Periskopi.com Lajme

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike në Kosovë – KOSTT, ka thënë se instruksionet për reduktime të rrymës do të mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës.

KOSTT ka bërë të ditur për KALLXO.com se reduktimet e rrymës do të varen nga ngarkesa në rrjet dhe nga energjia e siguruar nga palët përgjegjëse për të mbuluar konsumin.

“Sipas masave dhe procedurave operative për balancim të Sistemit Elektroenergjetik tëKosovës në kushtet e pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës që do të thotë sigurimin e energjisë elektrike të nevojshme për mbulimin e konsumit nga operatorët përgjegjës në treg që janë KESCO/KEDS dhe KEK”, kanë thënë nga KOSTT.