Kot po dërgohet bukë në veri, Policia nuk i pranon ushqimet

Kot po dërgohet bukë në veri, Policia nuk i pranon ushqimet

Ushqimi i Policisë në pikat kufitare u bë temë diskutimi publik këto ditë. Për këtë ka folur edhe ish-drejtori i Policisë Rashit Qalaj.

Shumë vullnetarë, qytetarë e biznese, iu dërguan atyre ushqime e pije të ndryshme.

Por pavarësisht qëllimit të mirë, policia nuk mund të pranojë ushqime nga vullnetarët për shkaqe sigurie.

Ish-Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, i pyetur për këtë çështje, thotë se ndonëse Policia e Kosovës nuk e ka të rregulluar çështjen e ushqimit, ata nuk mund të pranojnë të furnizohen nga vullnetarët, për punë të sigurisë.

Shpërndaje në: