KQZ deri tash: Vitia 41, Përparim Rama 30

KQZ deri tash: Vitia 41, Përparim Rama 30

Nga numërimi i 1443 votave në Prishtinë, e që përbëjnë vetëm 0.74 për qind të votave të numëruara, Arben Vitia i Vetëvendosjes del i pari.

Por, indikacionet e para nga rezultatet preliminare zyrtare janë se Përparim Rama do të ketë vërtet rezultat të jashtëzakonshëm në Prishtinë – ashtu siç thanë edhe sondazhet.

Ai është aktualisht i dyti me 30.88 për qind derisa Vitia i ka 41.93 për qind, përcjell Periskopi.

Uran Ismaili është i dyti, Daut Haradinaj i treti derisa Gëzim Mehmeti mban vendin e katërt.

Sipas sondazheve, Prishtina shkon në balotazh mes VV-së dhe LDK-së./Periskopi

Shpërndaje në: